E bujshme në Greqi, Makelele largohet nga drejtimi i ekipit helen pas 3 ndeshjeve, ja akuza e tij ndaj drejtuesëve të klubit

Ndodh edhe në Greqi. Tentativat e drejtueseve të klubit për të ndikuar në formacion tek teknikët, duket se nuk është vetëm një problematikë e vendeve të vogla, por diçka e tillë mendohet se ka ndodhur së fundmi edhe në kampionatin helen.

Ka qenë vetë trajneri francez, Claude Makelele, i cili mori drejtimin e grekëve të Asteras Tripolis në mes të muajit shtator, që është larguar nga klubi pas vetëm 3 ndeshjeve, pikërisht për shkak të presionit të drejtuesëve të klubit

Makelele deklaroi se i kishin kërkuar që të mos e aktivizonte një lojtar, i cili sipas tij ishte më i miri i ekipit.

“Me premtuan se do të kisha kontroll të plotë mbi ekipin. Vendimet se kush luan dhe kush jo, i marr gjithmonë unë. Merkato nuk ishte përgjegjësi e imja. Nëse do të më shkarkonin për shkak të rezultateve do të ishte diçka e mirë. Ky është futbolli. Unë nuk dua të më ndërhyjnë dhe të më thonë se kush duhet të luajë në formacion. Në ndeshjen e fundit, ata insistuan të ulja në stol një lojtar me çdo kusht, por ai ishte më i miri i ekipit. E futa në fushë vetëm 20 minuta dhe ai dha dy asiste, për të na ndihmuar të fitonim ndeshjen.”, deklaroi Makelele.

Ai drejtoi skuadrën greke në tre ndeshje dhe nuk mori asnjë humbje, duke marrë dy barazime dhe një fitore

Arena e Lajmit

E bujshme në Greqi, Makelele largohet nga drejtimi i ekipit helen pas 3 ndeshjeve, ja akuza e tij ndaj drejtuesëve të klubit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook