‘Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të Salianjit’/ Berisha: Edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, komentoi dënimin e Ervin Salianjit.

Berisha tha se Fatmir Xhafaj e nisi vëllain në Itali të kryente dënimin, pas denoncimit të Salianjit. Më tej, Berisha u shpreh se edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë.

Sali Berisha: Ervin Salianji paraqiti më 2018 një regjistrim të një kolegu tuaj, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Fatmir Xhafës. Dhe unë kisha denoncuar Geron Xhafën, që rrinte në Vlorë dhe nuk shkonte në Itali për të kryer dënimin. Edi Rama e nxorri Geronin si hero dhe Fatmirin e emëroi ministër. Kur Salianji nxorri një regjistrim, se Geron Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës, Fatzi Xhafaj e nisi vëllain për Itali. Rama mashtron dhe thotë se regjistrimi nuk është i vërtetë. Ky është mashtrim i madh. Zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti. Edhe sikur të ishte shpifje, ne shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

‘Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të Salianjit’/ Berisha: Edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook