Çekia kërkon 3 pikët ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e Nations League. Para këtij takimi, mesfushori çek, Aleks Kral ka dhënë një intervistë së fundmi për faqen zyrtare të përfaqësueses, duke folur për kundërshtarin e radhës.
“Janë një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë me shpejtësi përpara, kanë tranzicione të shpejta. Ne gjithashtu e pamë këtë në ndeshjen e tyre ndaj Ukrainës, kjo është diçka për të cilën duhet të kemi kujdes. Por mendoj se padyshim ata janë një kundërshtar i kalueshëm”, tha ai.
(J.S/)