Mesfushori i Premier League rrezikon përjashtim përjetë nga futbolli, shtohen akuzat për vendosje të basteve sportive

Ish-mesfushori i Milanit, Lucas Paqueta mund të skualifikohet përjetë nga futbolli. Futbollisti i West Ham është në monitorim të vazhdueshëm nga Federata Angleze e Futbollit, pasi dyshohet se ka vendosur baste sportive.

Në bazë të kontrolleve të bëra, bëhet fjalë për baste me kartonë të verdhë. Më saktësisht, ka patur raste kur Paqueta është ndëshkuar qëllimisht dhe pikërisht ajo ndeshje është luajtur në Brazil me shuma të konsiderueshme, në vendlindjen e tij.

The Sun shkruan se së fundmi për lojtarin në horizont ka dalë një akuzë e re. Paqueta refuzoi të jepte celularin për kontrolle të mëtutjeshme, çka do të thotë se nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë. Një akuzë e shtuar tashmë që mund të rëndojë akoma më shumë situatën për 27-vjeçarin, që tani rrezikon seriozisht shumë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Mesfushori i Premier League rrezikon përjashtim përjetë nga futbolli, shtohen akuzat për vendosje të basteve sportive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook