Protesta e opozitës, Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën, ishte revoltë qytetare

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi protestën e opozitës, çfarë arriti dhe si do të vijojë, a është opozita më afër realizimit të qëllimit të saj, atë të një qeverie teknike?

Në studion e emisionit është deputetja demokrate Albana Vokshi, si dhe gazetarët e analistët Mentor Kikia, Basir Çollaku dhe Erl Murati.

Deputetja demokrate Vokshi tha se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët nuk pati asnjë dëmtim.

“Ministri i Brendshëm tha se është ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe Partisë Socialiste. Pra kemi një parti-shtet.

Ai qytetari që u plagos, z. Emiri u dëmtua nga molotovi që hodhi policia në drejtim të qytetarëve. Ne pa u afruar te Parlamenti u hodh gaz, pa pasur asnjë shkak.

Ne u sulmuam me gaz, ndërsa po afroheshim te Parlamenti. Policia ka hedhur gaz në mënyrë jo proporcionale. Nuk pati asnjë akt dhune, molotovët u hodhën në dyert e blinduara të Kryeministrisë, çfarë ndodhi? Pati dëme? Asnjë dëm.

Molotovi ishte më e pakta që mund të ndodhte ndaj atyre që ka grisur dhe shkelur Kushtetutën. Policia mbrojti një foto të Edi Ramës që po digjej, ndërkohë që nuk mbronte qytetarët”, tha Vokshi.

Arena e Lajmit

Protesta e opozitës, Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën, ishte revoltë qytetare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook