Protestuesi mori flakë/ Bardhi publikon videon: Ky është momenti kur efektivët shtyjnë molotovin drejt të moshuarit

Pamjet e një protestuesi që përfshihet nga flakët pasi bomba molotov i shpërthen te këmbët kanë bërë xhiron e rrjetit. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar videon e këtij momenti. Në pamje duket se lënda plasëse hidhet nga protestuesit në drejtim të kordonit të policisë te Bashkia e Tiranës.

Në këtë moment, siç duket nga pamjet, disa prej efektivëve e shtyjnë me këmbë molotovin dhe ai përfundon te protestuesi i moshuar që ndodhej pak metra më larg dhe menjëherë shpërthen në flakë. Qytetari mori lëndime në gjymtyrë të shkaktuara nga djegia e bombës molotov, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Duke iu përgjigjur ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Bardhi e akuzoi atë se sajoi foto me policë të lënduar në spitalin e Traumës, në një kohë kur sipas tij, ka qytetarë të lënduar nga protesta.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!”, shprehet Bardhi.

()

Arena e Lajmit

Protestuesi mori flakë/ Bardhi publikon videon: Ky është momenti kur efektivët shtyjnë molotovin drejt të moshuarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook