Rritet me 23% kredia për biznesin e madh, Banka e Shqipërisë: Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve

Kredia për biznesin e madh po rritet me ritëm të shpejtë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, kredia për këtë segment arriti vlerën e 246 miliardë lekëve.

Në një vit, kredia për korporatat është rritur me 46 miliardë lekë ose 23%. Ky ritëm rritjeje është pothuajse dy herë më i lartë se rritja mesatare e kredisë për ekonominë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit.

Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 36%, për një vlerë totale prej 111 miliardë lekësh. Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për pasuri të paluajtshme. Në fund të gushtit, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme për bizneset arriti në 56%.

Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015.

Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.

Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Këtë verë, katër banka tregtare shqiptare kanë firmosr me me kompaninë Ayen AS Energji kontratën kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar. /Monitor

Arena e Lajmit

Rritet me 23% kredia për biznesin e madh, Banka e Shqipërisë: Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook