Spiropali pret Zv. sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer: Demokracia brenda partive, kusht për një Parlament të shëndetshëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers.

Spiropali, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Wahlers, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare, etj.

Kryeparlamentarja u shpreh se demokracia brenda partive politike është kusht për një Parlament të shëndetshëm.

Arena e Lajmit

Spiropali pret Zv. sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer: Demokracia brenda partive, kusht për një Parlament të shëndetshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook