Liga e Serie A ka shpallur zyrtarisht datat e Superkupës së Italisë 2024/25, e cila do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite. Formati i vitit të kaluar është konfirmuar sërish, teksa në Final Four triumfoi Interi i Simone Inzaghit.
Gjysmëfinalja e parë e Supërkupës së Italisë do të jetë mes Interit dhe Atalantës, e planifikuar për të enjten, më 2 janar, sakaq e dyta do të jetë Juventus-Milan (e premte, 3 janar). Finalja është parashikuar të mbahet të hënën më 6 janar 2025. Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, me këtë Kupë që mbetet objektiv i skuadrave të mëdha.
(J.S/)