Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës, ku drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, por gjendja e tij shëndetësore ende nuk është konfirmuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.