Çmontohet rrjeti i trafikut që furnizonte me drogë Novaran, arrestohen dy shqiptarë

Një rrjet trafiku droge që furnizonte me hashash dhe marijuanë Novaran dhe provincat e saj është çmontuar nga policia italiane.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, me bashkëpunimin e skuadrave të komisariatit të policisë së Asti, Aosta, Biella, Verbania, Vercelli, si dhe njësisë së qenve të Torinos dhe policisë lokale të Trecates. Kërkimet filluan në agim: gjithsej kishte tre urdhra arresti në burg dhe shtatë urdhra për detyrim paraqitjeje.

Hetimet
Hetimi ka nisur në mars të këtij viti dhe ka ardhur pas dy arrestimeve, të ndodhura në nëntor 2023, ndaj dy burrave italianë të cilëve iu gjetën 16 kg hashash teksa po udhëtonin me një makinë në unazën e Novarës në drejtim të autostradës A4. Sasia e madhe e sekuestruar, së bashku me detaje të tjera që dolën, bënë që hetuesit të dyshonin se kishte një rrjet të organizuar.

Ndaj nisi një hetim i cili bëri të mundur zbulimin e një aktiviteti të degëzuar dhe të konsoliduar të shpërndarjes së drogës, i cili shihte lëvizjen e sasive të mëdha të hashashit dhe marijuanës në qytetin e Novarës, deri në 20 kg çdo javë.

Janë identifikuar tre burra dhe dy gra të moshave 22 deri në 44 vjeç, dy prej tyre me origjinë shqiptare.
Gjatë hetimeve, tashmë ishin bërë pesë arrestime në flagrancë, me sekuestrimin e mbi 60 kilogramë hashash dhe 10 kilogramëve marijuanë.

Arena e Lajmit

Çmontohet rrjeti i trafikut që furnizonte me drogë Novaran, arrestohen dy shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook