Ndërron jetë futbollisti i kombëtares së Greqisë, George Baldock. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ai u gjet i vdekur në pishinën e rezisdencës së tij në Athinë, këtë të mërkurë.
Për të kuptuar më shumë për ngjarjen, gjithçka do të mësohet në orët në vijim, atëherë kur do të vijë edhe njoftimi zyrtar.
Pranë lojarit është gjetur një shishe me alkool dhe vlerësimet tregojnë se nuk bëhet fjalë për vrasje.
Një skuadër nga departamenti i sigurisë së Glyfadës ka shkuar në vendngjarje, ndërsa një mjek mjekësor po ndihmon në hetimet për shkaqet e vdekjes së George Baldock
Baldock është impenjuar së fundmi në vendin e tij, me Panathinaikos, skuadër ku luajti 3 ndeshje. Gjatë karrierës, 31-vjeçari ka luajtur për Sheffield United, Mk Dons dhe Oxford United në Angli. Sa i takon kombëtares, Baldock ka kontribuar për përfaqësuesen greke në 12 ndeshje.