Klopp entuziast për detyrën e re: Pasioni im për futbollin nuk ndryshon, dua të mbështes talentet

Jurgen Klopp është padyshim një nga personazhet më karizmatikë të botës së futbollit, kjo falë qasjes tepër poztive me tifozët, lojtarët dhe mediat. Duke qenë një person shumë popullor dhe i dashur, lamtumira e tij në fund të sezonit të shkuar, u prit me lot në sy jo vetëm nga tifozët e Liverpool, por edhe nga sportdashësit anembanë globit.Pas sukseseve të jashtëzakonshme me anglezët, timonieri gjerman vendosi të ndajë rrugët.

Megjithatë teksa vetë Klopp deklaroi se këtë sezon do t’I dedikohej I gjithi familjes së tij, e përditshmja gjermane “Bild” ditën e sotme ka dhënë lajmin se Klopp ka pranuar tashmë detyrën e tij të re. Gjermani ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare me Red Bull dhe puna do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2025. 57-vjeçari do të jetë drejtor i Red Bull, ku do të ketë nën vëzhdim të gjitha ekipet e kësaj kompanie.

Saktësisht sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Klopp do të jetë këshillues për ekipet e Leipzig, Salzburg dhe New York për çështjet e stërvitjeve, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e talenteve, trajnerëve dhe më gjerë.

Ndërkohë në kontratën e nënshkruar me kompaninë Red Bull ka dhe një klauzolë të veçantë që lidhet me kombëtaren gjermane. Sipas gazetës gjermane bëhet me dije se Klopp mund të largohet nga ky pozicion nëse në të ardhmen do t’i ofrohet mundësia të jetë trajneri kryesor i Gjermanisë, si pasardhësi i mundshëm i Julian Nagelsmann.

Vetë Klopp është shprehur shumë i emocionuar dhe entuziast, ku ka theksuar se dëshiron të mbështesë talentet e futbollit. Për të ky ëhstë një projekt mjaft ambizioz që do të marrë të gjithë vëmendjen.

“Pas thuajse 25 vitesh në lojë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky. Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën është ajo që është nuk ka ndryshuar. Duke u bashkuar me Red Bull në një nivel global, unë dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentin e jashtëzakonshëm të futbollit që kemi në dispozicion. Ka shumë mënyra se si ne mund ta bëjmë këtë front”, ka theksuar gjermani.

Arena e Lajmit

Klopp entuziast për detyrën e re: Pasioni im për futbollin nuk ndryshon, dua të mbështes talentet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook