“O krahu i legjendarit…”, Blushi sherr me Lapajn: Ti je zero 99, kopje e shëmtuar…

Adriatik Lapaj dhe Tedi Blushi u përfshinë në debate në studion e emisionit “Open” në News24, lidhur me qëndrimin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Blushi tha se nëse sot ka parti ambasadash, unë nuk e di që Shqipëria të jetë ndonjë vend që komandohet nga ambasadat. “ Ne jemi Republika e Shqipërisë”, tha Blushi, duke thumbuar Lapaj se drejton sot një parti ambasadash.

Ndërkohë Lapaj tha se Edi Rama dhe Ilir Meta bënë një aleancë në 2013 dhe qeverisën bashkarisht.

“Ti je zero 99, je një kopje e shëmtuar”, i tha Blushi, Lapajt. Ndërsa ky i fundit u shpreh “ti je krahu i legjendarit”.

Në replike mes tyre, Blushi i tha Lapajt se “unë kam zbardhur skandalin e detit, kurse ti shpërndaje fletushka për Kreshnik Spahiun”.

“Ti je përfaqësuesi i një partie që ka batërdisur këtë vend, je partia e 20%”, tha Lapaj duke iu drejtuar Blushit.

E në vijim Blushi i tha Lapajt se për shkak të disa problemeve nuk shkon dot në Sarandë, ndërsa drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” i tha “ty të urren e gjithë Saranda”.

Arena e Lajmit

“O krahu i legjendarit…”, Blushi sherr me Lapajn: Ti je zero 99, kopje e shëmtuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook