Revolta e opozitës dhe vizita e Erdogan, anulohet seanca e nesërme në Parlament

Anulohet seanca plenare e kësaj të enjteje.

Burime pranë Kuvendit, i konfirmojnë gazetarit të News24 Osman Stafa, se Kuvendi ka marrë vendim, që si pasojë e situatës në Parlamentin e Shqipërisë, ku opozita është në jonormalitet, dhe si shkak i ardhjes së Presidentit turk Erdogan, seanca të anulohet.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj, teksa mbi 20 deputetë janë përjashtuar nga seancat. Në seancën e fundit, deputetët demokratë nuk u lejuan të hyjnë dhe në shenjë revolte ata dogjën manekinë para Kuvendit.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.

Arena e Lajmit

Revolta e opozitës dhe vizita e Erdogan, anulohet seanca e nesërme në Parlament

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook