U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 800 mijë euro, ja dënimet për 5 shqiptarët/ Avokatët: Menduan se lejohej kultivimi

Policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer në një plantacion kanabisi. Policia gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro.

Aty u arrestuan dy shqiptarë, ndërsa dy të tjerë në një makinë pranë plantacionit, gati për të transportuar bimët narkotike. Më vonë një shqiptar i pestë arriti të identifikohej. Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore interesante, ku kishte një “boll informacioni” për sasitë që u rritën, nënndarjen e plantacionit etj.

Pesë shqiptarët u dënuan të enjten, tre prej tyre në mungesë. Një shqiptar është dënuar me tre vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë. Katër të tjerët u dënuan me burgim nga 40 deri në 20 muaj dhe gjoba nga 16,000 deri në 8,000 euro. Ata gjithashtu duhet të paguajnë 21 mijë euro dëmshpërblim.

Pesë shqiptarët kishin secili rolin e tyre në plantacion.

Avokatët mbrojtës gjatë seancës pretenduan se të arrestuarit ishin naivë dhe të pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje.

Sipas avokatëve, shqiptarët mendonin se në Belgjikë lejohej kultivimi i kanabisit, një pretendim ky që u konsiderua si budallallëk, nga vetë mbrojtësi ligjor.

Ndërsa për një prej të arrestuarve në Gjykatë u tha se klienti i saj kishte nevojë për para për shkak të një vajze të sëmurë.

Arena e Lajmit

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 800 mijë euro, ja dënimet për 5 shqiptarët/ Avokatët: Menduan se lejohej kultivimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook