Elisa Spiropali takim me kryetarët e Bashkisë Rrogozhinë dhe Vorë: Shërbimet për qytetarët, përparësi e  politikave, programeve dhe investimeve

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi sot takime me Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë,  z. Edison Memolla, dhe Kryetarin e Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera.

Gjatë takimit me Kryetarin Memolla u diskutua për problematikat, investimet infrastrukturore dhe çështje me interes social për qytetarët dhe komunitetet e bashkisë Rrogozhinë.

Pas takimit, Kryetarja Spiropali vizitoi një fasoneri në Rrogozhinë dhe bisedoi me gratë e vajzat të cilat punonin në këtë fasoneri.  Kryetarja Spiropali u shpreh se forca punëtore duhet të trajtohet me dinjitet dhe këtë qasje duhet ta kenë të gjitha fabrikat, ndërmarrjet dhe fasoneritë e tjera.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Spiropali shoqërohej nga deputeti, z. Etjen Xhafaj.

Gjatë takimit në Bashkinë Vorë, Kryetari, z. Shera, u shpreh se investimet janë përqendruar në sistemin arsimor dhe në infrastrukturë për zhvillimin e vendit. Z. Shera foli për disa projekte të rëndësishme që ka bashkia, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u shpreh se do të ketë një mbështetje të vazhdueshme për Bashkinë Vorë. “Më keni mbështetje për investimet publike që po zbatohen dhe po kërkoni në të ardhmen. Në qendër të politikave, programeve dhe investimeve të jenë shërbimet për qytetarët.”-u shpreh znj. Spiropali.

Arena e Lajmit

Elisa Spiropali takim me kryetarët e Bashkisë Rrogozhinë dhe Vorë: Shërbimet për qytetarët, përparësi e  politikave, programeve dhe investimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook