Spalletti kërkoi vazhdimësi, por Italia e tij ngec në një “X” 2-2 përballë Belgjikës, një rezultat pa diskutim i kushtëzuar nga e kuqja e Pellegrini-t pasi deri në atë moment “azzurrët” ishin të jashtëzakonshëm duke kryesuar pastër dhe bindshëm 2-0 brenda 24 minutave.
Në topin e parë që i erdhi në këmbë, Dimarco dhuroi një super asssit për Cambiaso-n që me pak fat në shtyllën e dytë dërgoi topin në rrjetë. Dimarco u bë sërish protagonist, sërish duke dhuruar një assist për Cambiaso-n, por këtë herë goditja e mbrojtësit të Juve u devijua nga portieri i Belgjikës për t’u kthyer në një assist për Retegui që me portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.
Për të prishur magjinë e “azzurre” mendoi Pellegrini i cili në minutën e 41-të u ndëshkua me karton të kuq, vendim i marrë nga arbitri pasi konsultimit me sistemin VAR. Belgjika u rikthyer menjëherë në lojë me De Cuyper finalizoi me gol një skemë perfekte nga goditja e dënimit.
“Djajtë e kuq” nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 61-të, Trossard me një instinkt të pastër brenda në zonë, zgjati mjaftueshëm këmbën duke ndëshkuar portierin Donnarumma. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Në Itali janë të qartë, me mediat që ia faturuan këtë barazimit Pellegrini-t: “E kuqja frenon Italinë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Italia është e gjallë, provë e madhe deri tek e kuqja e Pellegrinit”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.
()