I abonuar në formacionin e javës në Serie A, Ardrian Ismajli është pa diskutim një nga mbrojtësit e momentit në Serie A. Qendërmbrojtësi kuqezi po përjeton një moment fantastik i cili nuk mund të kalonte në heshtje. Nga Italia, mediat bëjnë me dije se Ismajli ka përfunduar në radarët e Juventus.
Me Bremer të dëmtuar, Zonja e Vjetër” është e detyruar të futet në merkato në janar për të gjetur një zëvendësues për brazilianin, në këtë pikë në skenë del emri i Ismajlit.
Sipas TuttoSport, të përditshmes torineze, Juve kërkon një profil të besueshëm, një lojtar që është gati të përballojë pjesën e mbetur të sezonit, një lojtar që ofron garanci, sigurisht të mos ketë edhe shumë kosto.
Emri i Ismajlit i plotëson të gjithë kushtet që kërkon Juventus. Gjithnjë sipas TuttoSport, Guintoli, drejtori sportiv i Juves, do të dërgojë disa emisar të tij këtë mbrëmje në Pragë për të ndjekur nga pranë Ismajlin në sfidën kundër Çekisë.
Në shkrim e saj, TuttoSport shton se Ismajli është një lojtar që mund të luajë edhe në krah, e ka bërë disa herë edhe tek Empoli, ndërsa klubi toskan ka një besim të verbër ndaj tij, madje shpesh duke i besuar edhe shiritin e kapitenit.
()