“Mos ju ngelem në dorë”, aktori Malkaj-policisë: Mund të më rrihni, por…vij nga një operacion. Bëhuni me popullin

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Malkaj iu bëri thirrje policëve që të bëhen me popullin dhe të protestojnë. Ai tha se “policët mund ta rrahin, por se duhet të kenë kujdes, pasi vjen nga një operacion”. Malkaj rreshtoi gjithashtu kritika ndaj qeverisjes qendrore dhe lokale në Tiranë.

Mehdi Malkaj: Zotërinj policë. Ju jeni aty për t’ju shërbyer qytetarëve dhe jo për të mbrojtur hajdutët. Policë, e kuptoj hallin tuaj se do mbani familjet tuaja. Por duhet dhe pak protestë. Të dalë njëherë njëri nga ju policë dhe të bëhet me popullin. Mund të më rrihni edhe mua, por kam frikë mos iu ngelem në dorë se kam bërë dhe një operacion. Njeriu ndonjëherë proteston dhe me  veten, e jo më me padrejtësinë e përditshme. Duhet të protestojmë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Mos ju ngelem në dorë”, aktori Malkaj-policisë: Mund të më rrihni, por…vij nga një operacion. Bëhuni me popullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook