Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me magazinën që përdorej për kultivim kanabisi në Tiranës, në zonën e Selitës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se të arrestuarit kishin banesën afër magazinës dy katëshe. Edhe pse kati i dytë ishte i privatizuar dhe kishte tre pronarë, ai është lënë i braktisur.
Të dyshuarit kanë parë që nuk interesohej asnjë dhe nuk ishte në funksion kati i dytë, dhe kanë shfrytëzuar në mënyrë të fshehtë për ta përshtatur në shtëpi bari
Energjinë elektrike e kanë marrë nga kati i parë duke krijuar lidhje të paligjshme.