Një çift shqiptar ra në pranga sot në Athinë pasi policia zbuloi në mjetin me të cilin ata lëviznin, armë e tritol.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës, person me precedentë penale ne Shqipëri dhe ne Greqi.
Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015.
Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare.
Teksa të dy janë çuar në qeli, hetimet janë në vijim nga policia greke.
.