Xhamia e Namazgjasë, ‘Log.’ në News24 zbardh detajet/ Projektuesi u gjet përmes internetit, ja kur u kontaktua…

Në emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo është diskutuar mbi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namzagjasë.

Ali Zaimi, gazetar dhe pedagog në “Beder” tha se ngjarja e ditës së djeshme është një festë, pasi xhamia dhe feja i bashkon njerëzit. Lidhur me mospjesëmarrjen në ceremoni të drejtuesve më të lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ai tha se nga KMSH sheh një sakrificë në funksion të besimtarëve dhe në funksion të hapjes së xhamisë.

Përsa i takon arkitekturës, Zaimi tha se projektuesi u gjet në internet, i shkuam në zyrë në Bosfor, në vitin 2012. “Ai tha se bënte xhami klasike, donte mbi 1 vit kohë për projektin. i thamë se kemi zgjedhje dhe çështja u bë politike. mbetëm te ky varianti. Fillimisht ai solli vetëm projekt-idenë që e ofroi falas”, tha Zaimi.

Genti Kruja, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, ekspert i ODIHR/OSBE për lirinë e fesë dhe të besimit dhe pedagog i sociologjisë në “Beder” tha se historiku i ndërtimit të Namazgjasë fillon që në vitet ’30, pra rreth 1 shekull më parë.  Duke bërë një histori lidhur me ndërtimin e xhamisë së inauguruar pasditen e së enjtes me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministrit Edi Rama, Kruja tha se guri i themelit u vendos në 1993. “Por për 20 vjet ky projekt ngeli pasi nuk kishte leje për shkak të mungesës së vullnetit politik”, tha Kruja.

Ai tha se mund të ndërtohej një xhami me elementë modernë, që të gërshetohej arkitektura e vjetër islame me atë moderne. “Mua më pëlqen më shumë arkitektura andaluziane, e cila ruan freskinë edhe ditët e sotme”, tha Kruja.

Por Ali Zaimi tha se nuk ishte vetëm vullneti politik, por edhe burokracia që ka shtyrë realizimin e këtij projekti, pavarësisht se ka pasur një dëshirë dhe vullnet të shtetit shqiptar për ta ndërtuar xhaminë e Namazgjasë. Ai u shpreh se ka pasur oferta të ndryshme për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, por nga ofertat që u bënë, duke pasur parasysh edhe një histori të përbashkët me Turqinë, u zgjodh modeli i xhamive turke, pasi shumë arkitektë shqiptarë kanë ndihmuar në ndërtimin e xhamive në perandorinë osmane.

Historiani Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, tha se ka qenë Presidenti Ramiz Alia  ai që ka propozuar që të jemi vëzhgues në Konferencën Islamike.

“Një nga problemet kryesore të atyre viteve nuk ka qenë vetëm për qeverinë e PS-së, por edhe për atë të PD-së, e cila qeverisi nga 1992 deri në 1997. Pse nuk e dha lejen PD në 5 vitet e qeverisjes? Ka qenë edhe një çështjes, ajo e dhënies së lejes së ndërtimit të territorit. Kisha Ortodokse ka dashur të ndërtojë atje ku ishte ndërtesa e vjetër, e cila ndodhej ku sot është Hotel Tirana. Në atë kohë kishte një debat të madh, pjesë e të cilit ishte edhe Edi Rama si Kryebashkiak, i cili nuk donte të jepte lejen e ndërtimit atje ku u ndërtua Katedralja Ortodokse, pranë selisë së PS-së”, tha Milo.

Arena e Lajmit

Xhamia e Namazgjasë, ‘Log.’ në News24 zbardh detajet/ Projektuesi u gjet përmes internetit, ja kur u kontaktua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook