Aksident në aksin Koplik-Shkodër, përplasen dy mjete, plagosen tre fëmijë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ku janë përplasur dy mjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre fëmijë.

Sipas burimeve zyrtare, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, përplasen dy mjete, plagosen tre fëmijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook