Ambasada e SHBA organizon tryezë me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare: Krenarë t’ju mbështesim

Ambasada e SHBA ka organizuar një tryezë me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare. E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn dhe Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë Kathryn Hammond organizuan një tryezë të rrumbullakët me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare (AWAP) si dhe gra në polici që morën pjesë në konferencën e 61 të IAWP në Çikago.

E mbështetur nga DOJ-ICITAP dhe EMPoWER, AWAP po drejton një fushatë kombëtare rekrutimi në 9 rrethe. Ambasada e SHBA është krenare të mbështesë gratë dhe vajzat në polici.

“🇦🇱 E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn dhe Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë Kathryn Hammond organizuan një tryezë të rrumbullakët me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare (AWAP) si dhe gra në polici që morën pjesë në konferencën e 61 të IAWP në Çikago. Drejtuesit e lartë që përfaqësojnë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) të SPAK-ut, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, së bashku me përfaqësuese të AWAP, diskutuan për udhëheqjen, mentorimin, praktikat më të mira të rekrutimit dhe DEIA. E mbështetur nga DOJ-ICITAP dhe EMPoWER, AWAP po drejton një fushatë kombëtare rekrutimi në 9 rrethe. Ambasada e SHBA është krenare të mbështetesë gratë dhe vajzat në polici”, thuhet në mesazh.

Arena e Lajmit

Ambasada e SHBA organizon tryezë me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare: Krenarë t’ju mbështesim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook