Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetrëm, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë në prag të një dasme të madhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Mikeshat e ngushta të këngëtares kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie. Dhe pa dyshim ky moment special ndodhi pa dijeninë e Dafinës, e cila u befasua dhe surprizua pa masë.
Ajo që e bëri festën edhe më të veçantë ishte “prania” simbolike e Kreshnikut. Mikeshat e Dafinës kishin gjetur një mënyrë kreative për ta përfshirë atë në festë, duke krijuar një portret të tij, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes.
View this post on Instagram