Çfarë të tha bashkëshorti pasi dole nga “Ferma VIP”? Përgjigjet Mariana Kondi

Mariana Kondi ka treguar në një emision televiziv reagimin e parë pasi doli nga izolimi i “Ferma VIP”.

Ajo tregoi se edhe bashkëshortit të saj i kishte pëlqyer shumë energjia që Mariana dha në eksperiencën e saj në fermë.

Më tej, aktorja që fitoi jo pak zemrat e publikut, deklaroi se kur ishte në Boston të gjithë e pyesnin se pse e ndërpreu rrugëtimin në fermë. Ajo theksoi se në Boston ndiqej shumë “Ferma VIP”.

“Kur dola nga ferma unë nuk e dija që isha pëlqyer aq shumë. Kur po shihja Mariana, Mariana, Mariana –Dijonis thashë ua po unë qenkam kaq e mirë. E pashë që edhe bashkëshortit i kisha pëlqyer. Më tha të kam parë, të shihja dhe kur më përshëndesje. Ua sa bukur dole më tha.

Kur shkova në Boston, pasi fola për çmimin që mora për fimin, erdhën të gjithë më thanë pse dole nga ferma. Ata e shikonin shumë “Ferma VIP”, rrëfeu aktorja Mariana Kondi.

Çfarë të tha bashkëshorti pasi dole nga “Ferma VIP”? Përgjigjet Mariana Kondi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook