Debat pas krijimit të partisë së re/ Sula-Agalliut: Nuk fitoni dot asnjë mandat, shërbim ndaj pushtetit!

Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula janë përfshirë në një debat në lidhje me krijimin e një force të re në opozitë në studion e News24.

Deputeti i PD, Sula u shpreh se partia “Djathtas 1912” nuk do të arrijë të sigurojë dot asnjë mandat dhe nuk do të mbledhë më shumë se 10 mijë vota.

Sipas tij ky është një veprim që i jep oksigjen Partisë Socialiste dhe e cilësoi atë si “shërbim ndaj pushtetit”.

Agalliu ka kundërshtuar duke thënë se shërbim ndaj pushtetit ka qenë bashkimi i votave nga ana e opozitës me PS-në për amnistinë duke forcuar sistemin.

Pjesë nga debati:

Agalliu: Unë nuk kam qëndruar as për vulë, as për logo. Bashkimi duhet të bëhet për parime.

Sula: Parimi është të bashkohemi për të luftuar këtë mazhorancë. Ju nuk fitoni dot asnjë mandat, nuk merrni dot më shumë se 10 mijë vota dhe këto shkojnë dëm dhe i japin oksigjen PS. Ky është shërbim i pushtetit.

Agalliu: Shërbim i pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnisti. Kjo parti në opozitë që bashkon votat me mazhorancën forcon sistemin.

Sula: Kjo nuk do të thotë që për inat të vjehrrës të fle me mullixhiun. Alibeaj i ka shërbyer Berishës si ministër. Ka marrë benefitet dhe tani del kështu. Unë ndaj disa qëndrime të kundërta me Berishën, por nuk do dalim të luftojmë. Rama tha do bëjmë aleancën e qelbësirave për të mposhtur PD atëherë. Tani ne ndahemi rrëke-rrëke…

Agalliu: Qëndruam kundër një lidershipi që ka në shpinë një non grata, një problem me drejtësinë. Pse u dashka thënë një grupimi që në këtë demokraci dhe kërkon të shfaqë një alternativë, mos e shfaqni ju alternativën. Nëse shkojmë te 10 shqiptarë sot, kam përshtypjen se 8 nuk e duan këtë qeveri, por as këtë lidership të vjetër opozite me probleme me drejtësinë.

 

Arena e Lajmit

Debat pas krijimit të partisë së re/ Sula-Agalliut: Nuk fitoni dot asnjë mandat, shërbim ndaj pushtetit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook