Denoncimi i PD/ Muçollari: 4.2 milionë € shpërdorim për pisha dhe palma. Korrupsion në zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi abuzimin 4.2 mln euro, sipas tij, për palma dhe pisha përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Zgjerimi i këtij segmenti bën që të shkulen pishat e blera 3.3 mln euro. Më herët në këtë autostradë u mbollën palma të cilat u thanë dhe opozita akuzoi ish-zv/kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë atëherë, Arben Ahmetaj.

Muçollari e quajti këtë skemë korrupsioni e ndodhur teksa “kishte një projekt që në vitin 2014, të miratuar nga Drejtoria e Rrugëve, për ta bërë këtë zgjerim”.

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD, Grigels Muçollari
Kjo është njëra prej x pishave që janë shkulur pasi do të bëhet zgjerimi i rrugës, Tiranë-Durrës. Vetëm një e tillë u ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës, 6mijë e 800 euro.

Të gjitha pishat bashkë, janë blerë nga Erjon Veliaj, me 3.3 milionë euro. Ndërkohë që më parë, kishin shkuar dëm, ishin shperdoruar me të njëjtën shkujdesje dhe nën të njëjtën skemë korrupsioni 900 mijë euro me palmat, të cilat u thanë, për shkak të klimës.

4.2 milionë euro dëm, të shpërdoruara nga buxheti, të konstatuara edhe nga raportet e KLSH.

E gjitha kjo, ka ndodhur, edhe pse kishte një projekt që në vitin 2014, të miratuar nga Drejtoria e Rrugëve, për ta bërë këtë zgjerim.

Erjon Veliaj e dinte se këto punime do të bëheshin, dhe paratë do të shkonin dëm. E sërish, bleu një pishë me 6 mijë e 800 euro. Ai ka përgjegjësi për këtë abuzim. Ky është korrupsion.

Kemi mësuar se Ministria e Drejtësisë ka paguar 360 milionë lekë, nga taksat e shqiptarëve, për konsulencë të huaj për të luftuar korrupsionin.

Ja ku e kanë një rast në mes të ditës, në sy të të gjithëve.

Kur do të nisë Spaku hetimin për këtë krim financiar?

Kur do të reagojnë kolegët e Erjon Veliajt në drejtësinë e re, të cilët paguhen nga shqiptarët për të bërë pikërisht këtë punë, për të vënë para ligjit shpërdoruesit e fondeve publike?

Ndaj njerëzit duhet të reagojnë, duhet të ngrenë zerin. Këto janë pasuri të qytetarëve, janë taksat e tyre.

()

Arena e Lajmit

Denoncimi i PD/ Muçollari: 4.2 milionë € shpërdorim për pisha dhe palma. Korrupsion në zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook