Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit nga Ervin Salianji, teksa ky i fundit ndodhet në burgun e Fierit, ka komentuar pozicionin e tij në Grupin e PD-së dhe atë që pritet të ndodhë me opozitën.
Në një deklaratë për mediat, ai njoftoi se ka marrë dokumentin nga KQZ për mandatin e deputetit dhe se e ka pranuar atë.
Andrea Mano theksoi se tani po pret marrjen zyrtare të mandatit nga parlamenti shqiptar, duke theksuar se është deputet i PD-së dhe do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie.
“Pas dorëheqjes sime, kam kryer një akt revolte, një thirrje për reflektim,” tha ai, duke sqaruar se largimi i tij ka qenë një protestë ndaj ish-kryetarit të PD-së dhe jo ndaj partisë në tërësi.
Andrea Mano: Unë jam në fazën që kam marr një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme.
Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD.
A do t’i bashkoheni aksionit opozitar për mosbindje civile?
Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtareve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.
Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu siç ne mendonim, sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotërisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD, por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues sanksionesh, dhe grup sanksionesh. por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie.
A do t’i ktheheni politikës pas mbarimit të mandatit si deputet?
Sigurisht që po, ndaj dëshirën time dhe vullnetin tim, për të qenë përfaqësues i qytetarëve të Korçës, një përfaqësi e cila pavarësisht përpjekjeve të mëdha në atë kohë nuk u arrit për shumë arsye. Por do ti kthehem jetës aktive dhe do përpiqem që atë proces që nisëm në vitin 2021 ta çojmë deri në fund.
Ajo që ne besuam të gjithë që pas largimit të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, riformatimi i Partisë Demokratike, reformimi i saj të themi më mirë ngjalli një shpresë dhe një pritshmëri të madhe si kudo edhe në qytetin e Korçës. Pavarësisht se ne që dhamë dorëheqjen nga ai kryetar partie u anatemuam si tradhtarë, u anatemuam si njerëz qe shkelin parimet e PD-së. Me thënë të drejtën gjithë ajo pritshmëri që u krijua, fatkeqësisht ka mbetur vetëm pritshmëri. Duhet një punë shumë e madhe, një qasje e re e PD-së qe ne të kemi mundësi që gjithë këtë grup të madh njerëzish që kanë një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe ndaj qeverisë të bëhen pjesë e projektit tonë opozitar, nuk duhet vetëm një rrugë, nuk duhet vetëm një mënyrë për ti bashkuar këta shqiptarë dhe gjithë këta njerëz të pakënaqur me pushtetin por duhen disa variante, duhen njerëz të rinj që kanë një vizion ndryshe nga mënyra e të bërit politikë, njerëz te cilët duhet ti sjellin në fund PD-së atë që i mungon, një projekt i ri, ndryshe nga e kaluara dhe që do të ishte fitues në zgjedhjet e ardhshme.
Si do të bashkëjetoni me një pjesë të grupit parlamentar të PD që në momentin e shpalljes non grata të Z.Berisha atakuan demokratët?
Sigurisht që kjo moralisht është gjëja më e dëmshme që mund ti ndodhte PD-së sepse nëse kemi një staturë politike dhe një figurë politike ne duhet të mbajmë qëndrimin tonë. Këtu përmend rastin e grupit që u larguam nga drejtimi i atëhershëm i PD-së pavarësisht anatemimeve që patëm dhe akuzave shumë të rënda nga njerëzit e PD-së që çuditërisht para një muaji na shanë ne dhe na anatemuan me fjalët më të rënda, por pas një muaji erdhën në rrugën tonë, ju bashkuan foltores asaj që ne mendonim se ishte zgjidhja më e mirë. Pra këta njerëz që brenda një muaji ndryshojnë nga njëra anë në anën tjetër sigurisht që s’kanë më besueshmëri.
Dhe kjo është ajo qasje që kjo PD dhe lideri sot duhet të ketë parasysh për gjithçka nëse do një projekt të ri, nëse do një qasje të re me qytetarët nuk mund të kesh njerëz që kalojnë nga njëra ane e shilarëses në anën tjetër.
Pritshmëritë që PD të marrë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 2025?
Qasja që iu bë PD-së së Korçës, flas për largimin tonë, ka qenë qasja më e gabuar, ne u larguam dhe donim që nëpërmjet saj të jepnim një mesazh gjithë demokratëve të Shqipërisë që rruga që ne po shkonim deri atëherë, kryetari që ne po shkonim deri atëherë, ishte një qasje e gabuar, ishte një kryetar i cili po shihte interesa të vogla personale dhe në deklaratën e asaj kohe pikërisht këto pika kemi përmendur dhe donim të ishte një shkundje për ti rikthyer demokratët në një rruge tjetër, jo në të njëjtën rrugë që na shkaktoi 8 vite opozitë, pazare , ngelje pas.
Nuk u kuptua fatkeqësisht ajo që ne bëmë por shpresoj që sot koha të na ketë dhënë të drejtë dhe të kemi një qasje ndryshe në marrëdhëniet me qytetarët dhe një përfaqësim krejt ndryshe sepse ti s’mund të përfaqësohesh me të njëjtët njerëz që kanë bërë të njëjtat gabime dhe pastaj të vish të thuash na jepni votën se ndryshe folëm atëherë e ndryshe flasim tani. Këtu është qasja e liderit të PD-së mënyra se si ai do e konceptojë, unë jam besimplotë që ne i kemi të gjitha mundësitë që një rezultat fantastik arrihet në Korçë, që ne të ndryshojmë krejtësisht mënyrën se si i shohim qytetarët dhe japim ato që duan.