Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kabash të Pukës. Mësohet se një grua 55-vjeçare, që kishte dalë për të kullotur bagëtitë, është gjendur pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
“Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja Regjina Deda, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)