Ina Zhupa publikon letrën: Rektorët kundër ligjit të shkencës, ne i mbështesim plotësisht

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa nxjerr letrën e Konferencës së Rektorëve. Ata janë unanimisht kundër këtij projekti, të ndryshuar nga qeveria dhe kërkojnë pezullimin e tij dhe dialogimin për një draft të përbashkët.

Letra i është dërguar Elisa Spiropalit dhe është mbajtur i fshehur nga administrata e Kuvendit me ditë të terë. Një përfaqësi rektorësh do jenë ditën e hënë në Komisionin e Edukimit por kryetarja e komisionit Zhupa dhe deputetët e opozitës nuk mund të marrin pjesë për shkak të përjashtimeve politike të mazhorancës.

Zhupa shprehet se mbështetet konferencën e rektorëve, pedagogët, dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike si dhe uron që mazhoranca të tërhiqet nga ky projektligj.

Reagimi i plotë:

Konferenca e Rektorëve shprehet me shkresë zyrtare KUNDËR projektligjit të ri të shkencës.

Konferenca e Rektorëve që bashkon Rektorët e universiteteve publike dhe private në vend me letrën e dërguar kryetares së kuvendit Elisa Spiropali shprehen kundër këtij drafti dhe tregojnë se si është ndryshuar rrugës një draft tjetër i dakortësuar me ta. Pasi e fshehën letrën prej ditësh, u detyruan e dhanë pasi rektorët na vunë në dijeni. Sic e kanë zakon Rama dhe tijët veprojnë me standartin “të tjera gjëra janë dakortësuar dhe të tjera gjëra bëjnë” dhe kanë sjell një ligj të ndryshëm nga diskutimet me konferencën e Rektorëve.

“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të here pas hershme.

Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni ne shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Në këto kushte do te kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim te javes që vjen, komentet që do t’Ju dergoje Konferenca e Rektorëve”- shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve Prof.Dr Artan Hoxha.

Mbështes konferencën e rektorëve, pedagogët, dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike.

Të hënën sipas përjashtimeve politike, nuk do kem mundësi të drejtoj seancën dëgjimore me Rektorët. Uroj që mazhoranca të tërhiqet nga projekti politik, për kapjen e shkencës dhe dijes, për injorimin dhe shkatërrimin e lirisë dhe autonomisë universitare edhe për monopolizimin politik të dijes.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ina Zhupa publikon letrën: Rektorët kundër ligjit të shkencës, ne i mbështesim plotësisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook