“Isha në Itali për operacion, jam i sëmurë”, pasagjeri i braktisur nga “Air Albania”: Po na trajtojnë si kriminelë, sollën policinë në…

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit. Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 dhe vijon përtej mesnatës së ditës tjetër.

Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo të sëmurë.

Një prej pasagjerëve tha për dhe News24 se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.

Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve”. “Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë”, tha një tjetër pasagjer për .

E14bcee7 C61c 47fd A4c4 1dd74ab73517
E14bcee7 C61c 47fd A4c4 1dd74ab73517
Pasagjeret Ne Autobus
Pasagjeret Ne Autobus

Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit.

Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre.

Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në aeroportin e Milanos. Kompania ajrore “Air Albania” refuzoi t’u përgjigjej edhe pse përgjegjësia është e saj.

Në videon që sjell BaklanWeb dhe News24 dallohet qartë komunikimi skandaloz i punonjëses së Air Albania e cila pasi bën të paditurën për situatën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, madje me përgjigje në kufijtë e talljes, i mbyll telefonin qytetarit.

()

Arena e Lajmit

“Isha në Itali për operacion, jam i sëmurë”, pasagjeri i braktisur nga “Air Albania”: Po na trajtojnë si kriminelë, sollën policinë në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook