“Ju lutemi na bëni derman”, “Air Albania” i braktisi në aeroportin e Milanos, pasagjerët kërkojnë ndihmë: Ka foshnja, të sëmurë dhe të moshuar

Kompania ajrore “Air Albania” braktisi këtë të premte në aeroportin e Milanos dhjetëra pasagjerë shqiptarë me destinacion Tiranën. Pasagjerët janë lënë për orë të tëra në pritje që avioni të nisej dhe në fund u është thënë se fluturimi do të anulohet.

Plot 2 orë pasagjerët janë lënë në avion dhe më pas i kanë zbritur duke i lënë në pistën e aeroportit.

Pasagjerë të këtij fluturimi kanë telefonuar në redaksinë e dhe News24 ku kanë rrëfyer se si “Air Albania” i la në aeroport. Ata kishin mbërritur në aeroportin e Milanos në orën 14.00 pasi fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50. Fluturim i cili nuk është realizuar, pasi asnjë nga sistemet e check-in nuk është hapur, rrëfejnë pasagjërt. Pas disa orëve qëndrimi në terminal, personeli i aeroportit ka njoftuar pasagjerët se do të udhëtonin drejt Tiranës me një avion të “Turkish Airlines” përmes të cilëve operon “Air Albania”, por pasi kanë pritur 2 orë në avion, u kanë thënë se duhet të zbresin.

Pasagjerët denoncojnë edhe keqtrajtimin çnjerëzor brenda në avion ku janë vënë në presion nga policia italiane pas protestës së tyre, duke i detyruar të zbresin.

Pasagjeri për : 

Pasagjerët rrëfen për sagën e orëve të tëra pritje për t’u nisur nga Malpensa në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

Sefedin Matraçi ka rrëfyer për se si kompania ajrore shqiptare i braktisi ata në aeroportin Malpensa.

Sefedin Matraçi, pasagjer: 

“Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca.

Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania Air Albania nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë.

Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë.

Pasagjeri Romeo Gjergji: Kemi që në orën 2 që presim këtu. Jam i sëmurë, me diabet, me zemër. Askush nuk merr asgjë përsipër. Ne po qëndrojmë në aeroport. Nuk na sqaron njeri. Na sollën policinë në avion sikur të ishim kriminelë.

Pasagjerja: Ju lutem na bëni dërman, ka fëmijë që janë nga 8 muajsh këtu. Kemi ngelur jashtë, na jepni zgjidhje ju lutem, jemi shumë të lodhur.

***

Kompania ajrore “Air Albania” është në pronësi të qeverisë shqiptare dhe me aksioner biznesmenin, Sinan Idrizi. Kompania nuk jep asnjë përgjigje për pasagjerët si për vonesat, por as edhe për se kur do të realizohet fluturimi.

Vijon…

Arena e Lajmit

“Ju lutemi na bëni derman”, “Air Albania” i braktisi në aeroportin e Milanos, pasagjerët kërkojnë ndihmë: Ka foshnja, të sëmurë dhe të moshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook