Krijimi i “Djathtas 1912”, Agalliu: S’mund të qëndronim pa përfaqësim pas humbjes së vulës, Basha kërkonte të…

Arbi Agalliu, një nga themeluesit e partisë së re politike në vend “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e News24 ka zbuluar më shumë rreth kësaj force politike.

Ai u shpreh se grupimi themelues i kësaj partie mbeti i papërfaqësuar pas humbjes së vulës së PD, ndërsa theksoi se nuk mund të pranonin udhëheqjen e Sali Berishës.

Sa i përket qëndrimit të Lulzim Bashës, Agalliu zbuloi se nga ana e këtij të fundit nuk u mor asnjë masë pas humbjes së vulës.

Sipas tij Basha kërkonte të qëndrohej në këtë status-quo, por kjo nuk ishte e pranueshme nga themeluesit e “Djathtas 1912”.

“Në momentin kur gjykatat vendosën se logo dhe vula i shkuan Rithemelimit, personalisht dhe një grup kolegësh qëndruam në një ide e shkëputjes së elitave që nuk gëzonin një reputacion të mirë. U munduam të mbajmë ndezur një grupim që bazohet te mbështetja pa kushte e sistemit të drejtësisë, shkëputjes nga e shkuara korruptive dhe mbështetja nga aleatët tanë strategjikë.

Me ikjen e vulës ne nuk përfaqësonim më asnjë gjë. Ose do pranonim të qëndronim nën udhëheqjen e një lideri që kishim refuzuar për problemet e tij me perëndimin. Për aq kohë sa nuk e pranuam si deputet në 2021, nuk kishte kuptim ta pranonim si të ardhmen e opozitës në 2025.

Nga Basha nuk u larguam. U shpërbëmë. Kërkuam pas disa takimeve të zhvilluara pas humbjes së vulës dhe nuk po merrej asnjë masë. Nga ana e Bashës po kërkohej të qëndrohej në këtë status-quo. Nuk mund të qëndronim pa qenë të pa përfaqësuar.

Emri u zgjodh sepse që nga themelimi i shtetit shqiptar për të djathtën nuk është menduar shumë dhe nuk ka pasur kurrë një përfaqësi si duhet”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Krijimi i “Djathtas 1912”, Agalliu: S’mund të qëndronim pa përfaqësim pas humbjes së vulës, Basha kërkonte të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook