Partizanit i rikthehet një mbrojtës, do të jetë i gatshëm kundër Elbasanit

Partizani vijon prej tri ditësh përgatitjet për ndeshjen e datës 20 tetor me Elbasanin në transfertë. Pas një pushimi të shkurtër, lojtarët i janë nënshtruar një regjimi rigoroz të stafit të Veselinoviç, që duket se gjithnjë e më shumë po i jep identitetin e tij skuadrës.

Siç dihet, Hadroj, Preka, Ismaili dhe Bintsuka janë të angazhuar me Kombëtaret e tyre, teksa pjesa tjetër janë trajnuar normalisht. Lajme të mira ka nga Paulo Buxhelaj, i cili pritet të jetë tërësisht i gatshëm për ndeshjen me Elbasanin.

I riu ka arritur ta kalojë mjaft shpejt problemin në gju dhe ka nisur të angazhohet gradualisht me grupin. Domgjoni po stërvitet normalisht dhe kërkon të ambientohet sa më shpejt për t’u futur në ritmin e të tjerëve. Trajneri Veselinoviç gjatë kësaj kohe ka pasur mundësinë të njihet më shumë edhe me lojtarët që nuk kanë gjetur hapësira deri më tani.

Miqësorja e sotme me Kukësin synohet të mbajë skuadrën në ritmin e duhur, pas një pauze relativisht të gjatë.

Arena e Lajmit

Partizanit i rikthehet një mbrojtës, do të jetë i gatshëm kundër Elbasanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook