Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se hetimi për protestën e 21 Janarit 2011 do të vazhdojë nga SPAK . Hoxha theksoi se hetimi do të përfshijë thirrjen me radhë të personave në pozita drejtuese të asaj kohe.
Sipas Hoxhës, deri tani janë marrë në pyetje kallëzuesit dhe familjarët e të vrarëve, si dhe janë bashkuar edhe dosje të tjera, duke përfshirë një që trajton sabotimin e hetimeve.
i theksoi se nëse ndjekim hierarkinë e përgjegjësisë, procesi duhet të nisë nga Bamir Topi, ish-President i Republikës.
“Pas Topit, duhet të thirren Sali Berisha, Lulzim Basha, drejtorët e policisë së asaj kohe, si dhe figura të tjera të rëndësishme, përfshirë Ina Ramën, ish-kreun e SHIK, dhe kryeministrin aktual Edi Rama,” tha Hoxha.
“SPAK do i thërrasë me radhë zinxhirin drejtues. U morën kallëzuesit, familjarët e të vrarëve. Janë marrë edhe dosje të tjera dhe janë bashkuar. Është një dosje për sabotim të hetimeve. Nëse do ndiqet hierarkia duhet të nisë nga thirrja e Bamir Topit, ish-Presidentit të Republikës. Pastaj të vazhdojë me Berishën, Bashën, drejtorin e policisë së asaj kohe, Burgaj, Ina Ramën, ish-kreun e SHIK Shaqiri dhe me radhë shërbimi i ushtrisë, kryeministri i sotëm Rama dhe organizatorët kryesorë të asaj proteste. Ajo që e dekonsipron është ajo që u publikua sot, ku ai thotë qëlloni protestuesit nëse hyjnë brenda gardhit. Por protestuesit janë vrarë jashtë gardhit”, tha ai.