Braktis Bashën, këshilltari në Këshillin Bashkiak Shkodër: Na duhet një kamp opozitar

Imeldi Sokoli, këshilltar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës i është bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2023-it kandidonte nën siglën e PD-së së Lulzim Bashës. Kështu rreth 18 muaj pas zgjedhjeve, Sokoli ka vendosur të braktisë Lulzim Bashën dhe të bashkohet me PD-në e Berishës.

Sipas gazetarit të News24 Senad Nikshiqi, Sokoli e ka bërë të ditur vendimin ditën e sotme, duke bërë të ditur edhe arsyet.

Sokoli shprehet se “ndaj aksionit opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ku unë jam pjesë, duhet të kemi një kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës”.

“Patjetër unë do jem pjesë integrale e këtij përbashkimi sepse që të hysh në mejdan me pushtetin duhet të jesh pjesë aktive e kampit opozitar”, shprehet Sokoli.

Vendimi i këshilltarit bashkiak ishte i pritshëm, pasi u paralajmërua edhe me pjesëmarrjen në protestën e 7 tetorit që u mbajt në Tiranë, që sipas demokratëve shënon edhe nisjen e “mosbindjes civile”.

Arena e Lajmit

Braktis Bashën, këshilltari në Këshillin Bashkiak Shkodër: Na duhet një kamp opozitar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook