EMRI/ Përndoqi për 5 muaj një shtetase, e kanoste me jetë dhe e dhunonte, pranga 25-vjeçarit në Fier, në makinë iu gjet edhe…

Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit pasi përndiqte për 5 muaj një shtetase, e kanoste me jetë dhe e dhunonte fizikisht.

I riu, i identifikuar si shtetas Igli Bardhi, banues në qytetin e Laçit u lokalizua dhe arrestua nga policia, ndërsa në momentin që u prangos, iu gjet me vete edhe një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit Igli Bardhi, 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit

EMRI/ Përndoqi për 5 muaj një shtetase, e kanoste me jetë dhe e dhunonte, pranga 25-vjeçarit në Fier, në makinë iu gjet edhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook