Rreth 11 mijë gjoba dhe 24 arrestime, Policia Rrugore në Tiranë publikon bilancin javor (VIDEO)

Rreth 11 mijë masa administrative janë vendosur nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë përgjatë javës që sapo u mbyll. Gjithashtu bëhet e ditur se 24 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe kanë nisur procedime penale.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, numri më i lartë të gjobave, rreth 80 % e tyre, është vendosur për parkim të gabuar, ndërsa 16 procedime penale janë aplikuar në ratet e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Rezultatet

24 Arrestime dhe procedime penale:

* 🍺 8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
* 🚫 5 persona për pa leje drejtimi.
* 🚦 8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
* 🏃‍♂️ 3 persona për largim nga vendi i ngjarjes.

✅ Masat administrative:

* 📈 10,900 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,557 në ditë.
* 🌑 38 masa për xhama të zinj.
* 🚗💨 620 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
* 📱 173 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
* 🔒 457 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
* 🛑 117 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
* ⚠️ 302 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
* 🅿️ 8,000 masa për parkim të gabuar.
* 🏍️ 633 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, sipas nenit 169.

Pezullime dhe bllokime:

* 🍺 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
* 🚗💨 23 raste për tejkalim shpejtësie.
* 🚗💨 22 raste për shkelje të tjera.

🚗🚓 12 automjete u bllokuan, përfshirë 8 automjete për prova materiale.

Arena e Lajmit

Rreth 11 mijë gjoba dhe 24 arrestime, Policia Rrugore në Tiranë publikon bilancin javor (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook