Serbia “hakmerret” ndaj Zvicrës, Xhaka mes me te mirëve, ja vlerësimi në përfundim të ndeshjes për kapitenin (FOTO)

Serbia i’a del më në fund të mposht Zvicrën. Kombëtarja serbe ka arritur të marr revansh për dy humbjet e shkaktuara nga helvetët në dy botërorët e fundit, teksa kanë arritur të mposhtin me rezultatin 2-0 Zvicrën, në sfidën e zhvilluar në Leskovac.

Një sfidë që sikundër pritej u shndërrua në një skenë të shëmtuara thirrjesh e koresh antishqiptare, me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën që ishte në shënjestër të tyre. Megjithatë pavarësisht humbjes dhe vërshëllimave për të, kapiteni i përfaqësues helvete zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë, teksa u vlerësua në fund me notën e lartë 7.5, duke qenë ndër më të vlerësuarit për ekipin e tij.

Sa i takon ndeshjes, Serbia ishte skuadra që e dëshiroi më shumë suksesin, teksa arriti të merrte 3 pikët, me dy gola të realizuara për çdo pjesë, me mbrojtësin Milenkoviç në fundin e pjesës së parë që shënoi pas një rrëmuje në zonë dhe me sulmuesin Mitroviç që me një aksion perosnal arriti të shënonte edhe golin e dytë për vendasit. Embolo ndërkohë humbi shansin më të mirë për të rihapur sfidën, teksa 20 minuta nga fundi humbi një 11 metërsh.

Notat Xhaka
 
Arena e Lajmit

Serbia “hakmerret” ndaj Zvicrës, Xhaka mes me te mirëve, ja vlerësimi në përfundim të ndeshjes për kapitenin (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook