Asambleja e Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Spiropali: Çelja e grup-kapitujve të Negociatave me BE, moment historik

Nisi punimet në Gjenevë këtë të hënë sesioni i 149 i Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar, në të cilin merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në nisje të fjalës së saj, Spiropali u njoftoi pjesëmarrësve lajmin se në 15 tetor Shqipëria mban Konferencën Ndërqeveritare me BE-në për çeljen e grup-kapitujve 1 të Negociatave, Themelorët.

Në vijim, Spiripali vuri në dukje se “roli i parlamenteve në mbështetjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror po bëhet gjithnjë e më thelbësor; në ditët e sotme, zhvillimi i çdo vendi po mbështetet gjithnjë e më shumë nga progresi shkencor e teknologjik”.

Sipas saj, zhvillimi i vrullshëm i dijeve dhe teknologjive po pasohet edhe nga “demokratizimi” i tyre, pra rritja e aksesit në teknologjitë e informacionit dhe inteligjencën artificiale, të grupeve të mëdha të popullsisë, sidomos rinisë.

“Aktualisht Shqipëria ka arritur një përdorim masiv të shërbimeve publike online. Rreth 95% e shërbimeve në vend ofrohen tashmë online. Sfidat e përdorimit të teknologjisë në shërbimet publike shtohen edhe për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike, të cilat vijnë si rrjedhojë e qëndrimeve të vendosura e të qarta të Shqipërisë kundër terrorizmit. Megjithatë ato nuk do të përbëjnë kurrë arsye për ndryshimin e qëndrimeve tona të palëkundura në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë, paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve.Kuvendi ka miratuar kohët e fundit komisionin e posaçëm për koordinimin e përpjekjeve kundër disinformimit dhe intereterencave të huaja dhe është i vendosur të mbrojë sistemin demokratik prej ndërhyrjeve të huaja malinje”.

Në vijim, Spiropali u ndal edhe në zbatimin e arritjeve të progresit shkencor e teknologjik në mbështetjen e funksioneve, veprimtarive dhe proceseve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, si inkorporimi i dijeve dhe arritjeve shkencore bashkëkohore në procesin e hartimit të ligjeve, krijimi i strukturave të posaçme të shërbimeve parlamentare dhe ndërtimi i një bashkëpunimi permanent institucional me universitetet dhe institucionet akademike.

Spiropali drejtoi edhe njërën prej seancave plenare të këtij sesioni të Asamblesë.

Arena e Lajmit

Asambleja e Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Spiropali: Çelja e grup-kapitujve të Negociatave me BE, moment historik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook