Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër/ Autori i krimit është i mitur, po kryhen kontrolle në banesën e tij dhe në…

Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar. Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.

Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërme të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.

Igli Celmeta: Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një i mitur ke mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e është shpallur në kërkim. Shtetasi A.Gj ka ndërruar jetë në Spitalin Shkodër. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë.  Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë.

Shkaku dyshohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër/ Autori i krimit është i mitur, po kryhen kontrolle në banesën e tij dhe në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook