Elbasan
Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit nga burgu me kërkesën për t’u liruar.Kërkesën e tij sot më 10.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,gjyqtarja Suela Lika. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.
Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore.
Gjici e vuan dënimin në Burgun e Kosovës së Lushnjes dhe prej dy javësh i shtruar në Spitalin e Burgut.