Qipro në prag, Kosova vijon përgatitjet, situata

Kosova  ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të përballjes së nesërme kundër Qipros, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, e që zhvillohet në orën 20:45.

Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Franco Foda u dha futbollistëve udhëzimet e tij taktike, me qëllim që ekipi të jetë maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë. Atmosfera në radhët e Dardanëve është tejet pozitive dhe lojtarët edhe në këtë stërvitje treguan përkushtim.

Ekipi në ndeshjen e nesërme do të përballet me mungesën e Elvis Rexhbeçajt për shkak të kartonëve, derisa në dyshim është edhe Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit nga ndeshja e kaluar nuk u përfshi fare në stërvitjen e sotme. Stafi mjekësor është duke vlerësuar gjendjen e tij dhe mbetet në pikëpyetje nëse ai do të jetë në gjendje të paraqitet në këtë ndeshje.

Megjithatë, Dardanët janë plotësisht të motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe për të siguruar një tjetër fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Arena e Lajmit

Qipro në prag, Kosova vijon përgatitjet, situata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook