Tah nuk rinovon me “Aspirinat”, Inter gati të përfitojë, derbi në merkato për sulmuesin David

Jonathan Tah është emri më i përfolur për momentin, me mbrojtësin e “Aspirinave”, që u ka bërë të ditur këtyre të fundit, se nuk do të rinovojë kontratën, pasi që ajo përfundon me fundin e këtij sezoni. Jonathan Tah i datëlindjes 1996, mbetet një nga mbrojtësit më në formë aktualisht, një pike kyçe në repartin difensiv tek kampionët e Gjermanisë. Problemi i vetëm për ziklatrit mbetet konkurrenca shumë e lartë, teksa interesim për të ka edhe nga Byaerni i Mynihut apo edhe Liverpool në Angli.

Ndërkohë tek Inter po mendojnë edhe për sulmin. PSG duket se është vënë pas Marcus Thuramit, e në këto kushte mendohet se nuk do ta kenë aspak problem të paguajnë klauzolën prej 85 milionë euro, që klubi ziklatër ka vendosur për sulmuesin e saj.

Në këto kushte, Marotta ka hedhur sytë drejt Jonathan David. Sulmuesi kanadez është edhe zgjedhja e Oaktree, pasi plotëson të gjitha kërkesat e tyre: futbollist i ri dhe me parameter 0.  Megjithatë duket se edhe për David, historia do të jetë e njëjtë si për Jonathan Tah, pasi që tani për të janë të shumta skuadrat e hedhura në “sulm”. Milan është një prej tyre.

Skuadra e Fonsecës, pavarësisht afrimit verën e shkuar të Alvaro Moratës, sërish duket se nuk është e kompletuar në repartin ofensiv. Ndaj David është sulmuesi perfekt që do të garantonte një numër golash të konsiderueshëm, për kuqezinjtë.Derbi në merkato sapo ka nisur në Milano.

Arena e Lajmit

Tah nuk rinovon me “Aspirinat”, Inter gati të përfitojë, derbi në merkato për sulmuesin David

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook