Të “fiksuar” pas Ismajlit, jo vetëm Juve në garë, mbrojtësi kuqezi pëlqehet edhe në Milano

Në Serie A, Ismajli është pa frikë mbrojtësi i momentin, një nga lojtarët më të vlerësuar këtë periudhë. Forma e tij e shkëlqyer po tërheq gjithnjë e më shumë interesimin e ekipeve të mëdha.

Pak ditë më parë, “TuttoSport” shkruante se Ismajli ka përfunduar në radarët e Juventus, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që shohim tek ai zëvendësuesin ideal të Bremer.

Me sa duket, Juve nuk është ekipi i vetëm i interesuar për qendërmbrojtësin kuqezi pasi sipas mediave italiane interesim për Ismajlin po shfaq edhe Inter. Në fund të këtij sezoni, nga Milano pritet të largohet dy qendërmbrojtës, Acerbi dhe De Vrij. Largimi i mundshëm i tyre do të krijonte një gropë të madhe në prapavijën e Inter, për këtë arsye drejtuesit e klubit po studiojnë terrenin për të gjetur opsione të përshtatshëm në tregun e transferimeve.

Inter Ismajli
Inter Ismajli

Gjithnjë sipas mediave italiane, një profil që pëlqehet shumë nga Inter është pikërisht Ismajli. Futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme me Empolin deri në 2025, pra mund të jetë një opsion shumë i mirë, gjithnjë nëse Ismajli nuk rinovon këtë periudhë kontratën e tij aktuale.

Në raport me Juven, Inter ka një avantazh më shumë pasi mund të përdorin edhe kartën Kristjan Asllani, me mesfushorin kuqezi që mund të bënte “shkesin” për të afruar Ismajlin në Milano.

()

Arena e Lajmit

Të “fiksuar” pas Ismajlit, jo vetëm Juve në garë, mbrojtësi kuqezi pëlqehet edhe në Milano

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook