Turizmi/ Tare: Numri i vizitorëve është rritur kohët e fundit…por, mos biem nën presionin e numrave, të fokusohemi tek cilësia

Studiuesi Auron Tare, në një lidhje me Skype në emisionin Open në News 24 foli për situatën e turizmit në vendin tonë.

Tare theksoi se nuk duhet që të fokusohemi tek numrat, por të rrisim cilësinë e turizmit. Sipas tij, nuk duhet të biem nën presionin e numrave, por fokusi të jetë tek cilësia.

Studiuesi Auron Tare: Numri i vizitorëve në vitet e fundit ka rritje shumë të madhe. Duhet të fokusohemi tek cilësia e shërbimeve turistike. Nuk po rritemi në mënyrë organike. Duhet t’i presim turistët. Nuk mund të paguajmë para pa fund për gazetat në mbarë botën. Nga presioni i vizitorëve, mos të hapim me eskavator zona që janë të mbrojtura. Presioni i numrave po dëmton cilësinë e shërbimit dhe peizazhet në mënyrë të parikuperueshme.

Tek Banjot e Banjës, po shkatërrohet mjedisi, për shkak të presionit të numrave. Po promovojnë turistin që nuk harxhon në zonë. Po promovohen vetëm numrat. Mos të rendim pas numrave, duhet të rregullojmë produktin tonë turistik. Thethi dhe Vermoshi po shkatërrohen nga ndërtimet, në Drilon e zona të tjera. Duhet të ketë një master plan zona, ku ta inkurajosh turistin që të shkojë.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Turizmi/ Tare: Numri i vizitorëve është rritur kohët e fundit…por, mos biem nën presionin e numrave, të fokusohemi tek cilësia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook