Hapja e negociatave me BE për Klasterin e Parë, Teliti: Po për varfërinë dhe falimentimin e bizneseve kush do negociojë

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka ngritur alarmin që negociatorët e integrimit nuk mund të jenë kurrësesi përgjegjësit e gjendjes alarmante, të krizës, të braktisjes së shqiptarëve.

Sipas Telitit zgjidhja është ndryshimi politik me zgjedhje të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike.

“Pas 11 vitesh të humbura nē rrugëtimin tonë për tu integruar në BE, fatkeqësisht sot hallet dhe problemet e njerëzve janë në kulmin e tyre më të trishtë.

Kush do negociojë për të zhdukur varfërinë e mbi 700 mijë pensionistëve? Ata që mashtruan pensionistët me gjoja indeksimet?

Kush do negociojë për 47% të fëmijëve shqiptare që sot sipas Unicef janë të kequshqyer? Ata që i përcmuan e i braktisën këto vite familjet nevojtare apo ata që lejuan rritjen e cmendur të cmimeve të ushqimeve bazë?

Kush do negociojë për qindra e mijëra sipërmarrjet që kanë falimentuar në këto vite dhe humbjen e vendeve të punës? Ata që rritën taksat dhe dërguan taksidarët e uritur në dyert e bizneseve?”, shkruan Teliti.

Postimi nga Teliti

PO PËR VARFËRINË DHE HALLET E SHQIPTARËVE KUSH DO NEGOCIOJË?

👉Pas 11 vitesh të humbura nē rrugëtimin tonë për tu integruar në BE, fatkeqësisht sot hallet dhe problemet e njerëzve janë në kulmin e tyre më të trishtë.

⁉️Kush do negociojë për të zhdukur varfërinë e mbi 700mijë pensionistëve? Ata që mashtruan pensionistët me gjoja indeksimet?

⁉️Kush do negociojë për 47% të fëmijëve shqiptare që sot sipas Unicef janë të kequshqyer? Ata që i përcmuan e i braktisën këto vite familjet nevojtare apo ata që lejuan rritjen e cmendur të cmimeve të ushqimeve bazë?

⁉️Kush do negociojë për qindra e mijëra sipërmarrjet që kanë falimentuar në këto vite dhe humbjen e vendeve të punës? Ata që rritën taksat dhe dërguan taksidarët e uritur në dyert e bizneseve?

⁉️Kush do negociojë për ilacet jetike që mungojnë në spitalet shqiptare? Ata që abuzuan qindra milionë euro në PPP-të klienteliste e korruptive të shëndetësisë?

⁉️Kush do negociojë për arsimin dhe klasat me dy turne? Ata që groposën arsimin andej nga fundi në renditjen ndërkombëtare?

⁉️Kush do negociojë për fermerin e braktisur që hedh produktet në kanal? Ata që nuk dhanë subvencionet e duhura ashtu sic bëjnë vendet e tjera të rajonit?

⁉️Kush do negociojë për drejtësinë që drejtësi nuk bën ndaj pushtetarëve të korruptuar, por padrejtësisht arreston Liderin e Opozitës dhe eksponentët e saj? Ata që drejtësinë e konsiderojnë si sektor të qeverisjes, apo ata që nuk pyesin për vendimet e Gjykatës Kushtetuese?

⁉️Kush do negociojë për 1 milionë shqiptaret që morrën arratinë rrugëve të Europës këto vite? Ata që shuan qëllimisht cdo shpresë për një jetesë normale këtu në Shqipëri?

❌Një gjë është e sigurt, negociatorët për integrimin në BE nuk mund të jenë shkaktarët e kësaj gjendjeje alarmante.

🆘Ndaj duhet ndryshimi, ndaj duhet vota e lirë, ndaj duhet qeveria teknike.

🔷Të gjithë në këmbë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur. #osotokurrë

Arena e Lajmit

Hapja e negociatave me BE për Klasterin e Parë, Teliti: Po për varfërinë dhe falimentimin e bizneseve kush do negociojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook