Klasikja e Evropës shkon për Gjermaninë, “Panzerat” mposhtin 1-0 “Tulipanët”, Nagelsmann: Fitore plotësisht e merituar

Klasikja e futbollit evropian Gjermani-Holandë shkon në favor të “panzerave”. Skuadra e Julian Nagelsman, pavarësisht mungesave të rëndësisshme në këtë ndeshje i’a doli të marrë 3 pikë ndaj “tulipanëve”, që pothuajse hipotekojnë vendin e parë në grupin A3, teksa kryesojnë me 10 pikë, 5 pikë më shumë se sa Holanda dhe Hungaria.

Përpara sfidës, tifozët gjermanë patën mundësinë të përshëndesinin për here të fundit edhe tre nga futbollistët, që arritën të shkruanin historinë me panzerat në dy dekadat e fundit, duke fituar madje edhe një kupë bote, me Manuel Nuer, Thomas Muller dhe Ilkay Gundogan, të cilët lajmëruan disa javë më pare mbylljen e aventurës me ekipin kombëtar.

Gjermania zhvilloi një ndeshje më solide, duke qenë në kontroll të lojës e duke mbajtur, kundërshtarin larg portës. Holanda u tregua e pafuqishme, teksa arriti të godiste kuadratin vetëm një here gjatë gjithë 90 minutëshit.

Goli I fitores erdhi në minutën e 64, me anë të të riut Jamie Leweling. Futbollisti i Stuttgart, që debutoi me fanelën e kombëtares gjermane, goditi fortë topin në hyrje të zones, duke e dërguar sferën në trrekëndësh, për një super gol, që i dhuroi 3 pikë “Panzerave”.

Shumë i lumtur u shfaq në përfundim të takimit, Julian Nagelsmann, që e komentoi kështu suksesin e të tijëve: “Pjesa e parë më pëlqeu shumë. Në pjesën e dytë ata ndryshuan në lojë e na vendosën disi në vështirësi, kjo edhe pasi ne nuk po mbronim mirë. Megjithatë skuadra reagoi shumë mirë, ndaj jam i lumtur për suksesin. Fitorja ishte plotësisht e merituar”.

Arena e Lajmit

Klasikja e Evropës shkon për Gjermaninë, “Panzerat” mposhtin 1-0 “Tulipanët”, Nagelsmann: Fitore plotësisht e merituar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook